Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 18:10 në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një veturë dhe një automjet transportues.
Nga përplasja nuk ka pasur të lënduar dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet apo përgjegjësinë në këtë ngjarje, shkruan AutoPortali.




