Gjobiten dy shoferë kamionësh për mosrespektim të rregullave të trafikut
G

Gjobiten dy shoferë kamionësh për mosrespektim të rregullave të trafikut

Njësia për Kontroll të Autostradave ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve të kamionëve pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, ku shihen duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme dhe të parregullt në autostradë, përcjell Autoportali.

Në bazë të pamjeve të siguruara, është arritur të identifikohen dy drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Njëri prej tyre është ndëshkuar me gjobë prej 60 euro, pasi nuk kishte mbajtur distancën anësore të sigurisë gjatë tejkalimit, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Ndërkohë, shoferi tjetër, i cili ishte kapur duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent, është ndëshkuar me masa shumë më të rënda: gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative në patentë dhe ndalim për 12 muaj të drejtimit të mjeteve me veprim motorik.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin veprimet e rrezikshme, veçanërisht në autostrada ku shpejtësia është më e lartë dhe pasojat e shkeljeve mund të jenë fatale./AutoPortali/

TË FUNDIT