Bayern Munich shënoi fitore bindëse në mesjavë, duke mundur Mainzin me rezultat 8:1.
Por në atë ndeshje ndodhi diçka shumë më e rëndësishme se rezultati. Gjyqtari Patrick Ittrich i shpëtoi jetën lojtarit të Mainz, Joshua Guilavogui, i cili kishte humbur ndjenjat pas një goditjeje të pavullnetshme me një shok skuadre.
Francezi Guilavogui, pas një përplasjeje me Thomas Muller, ra keq dhe goditi me kokë në gjurin e shokut të tij të skuadrës, Anthony Caci. Përplasja nuk ishte shumë e fortë, por kishet pasoja.
Mesfushori u rrëzua në tokë, gjyqtari Ittrich e kuptoi menjëherë se Guilavogui është në telashe, pa ndjenja dhe me gjuhën që i pengon frymëmarrjen. Kryesori i ndeshjes ndërhyri dhe ia nxjori gjuhën e kthyer mbrapsht, duke e lejuar të marrë frymë. Lojtari ngrihet dhe pak më pas largohet nga fusha në këmbë.
Lidah tertelan bukan 1 atau 2 kali terjadi pada pesepakbola. Harusnya setiap atlet diberi pelatihan menangani hal ini dan tentunya PCR juga. Gute Besserung, Guilavogui pic.twitter.com/JZhzF6fcqp
— V (@vitaaverse) March 11, 2024
“Nëse dikush është i shtrirë kështu në tokë, atëherë duhet të veprosh shpejt. Unë kam përjetuar shumë nga këto situata. Kjo është gjithçka që duhet të bësh. Gjuha i ishte kthyer mbrapsht. Kur ajo kthehet në pozicion, atëherë lojtari mund të marrë përsëri frymë dhe të jetë i vetëdijshëm. Në jetën e përditshme, gjithmonë mund të lindin situata në të cilat dikush ka nevojë për ndihmë. Nuk ka nevojë për komplimente”, ka thënë gjyqtari.
Joshua Gulavogui shprehu mirënjohjen e tij për Ittrich, duke postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke bërë “tag” shokët e skuadrës dhe mjekët e Mainz.