Golden Eagle Ylli lehtë ndaj Istogut, Vëllaznimi fiton ndaj Bashkimit
G

Golden Eagle Ylli lehtë ndaj Istogut, Vëllaznimi fiton ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut me rezultat 133:63, në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës, në përballjen që u zhvillua në Therandë.

Therandasit dominuan nga fillimi deri në fund, duke ngritur epërsinë minutë pas minute, për të triumfuar në fund me 70 pikë dallim.

Arian Azemi shënoi 22 pikë për Istogun dhe kishte edhe gjashtë kërcime e katër asistime, derisa te Golden Eagle Ylli u dalluan Alonzo Verge Jr me 21 pikë e shtatë kërcime, Jan Palokaj me 16 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Aaron Jones me 15 pikë e 13 kërcime.

Istogu mbetet në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, derisa Golden Eagle Ylli tani ka 14 fitore e nëntë humbje, aq sa ka edhe Sigal Prishtina.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të enjten, Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 84:78.

Kuqezinjtë e nisën sfidën më mirë me epërsi prej nëntë pikësh, 17:8, por prizrenasit rikthehen për të afruar shifrat në 23:21, derisa çereku i parë përfundon 30:25. Vendasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë e për të shkuar në pushim me rezultat 55:42.

Perioda e tretë u karakterizua me pak pikë të shënuara, ndërsa në dhjetë minutat e fundit, skuadra nga Gjakova kishte epërsi deri në 17 pikë, 69:52, por prizrenasit tentuan rikthimin e madh, por arritën vetëm të zvogëlojnë shifrat në 76:70, por Vëllaznimi në fund triumfoi 84:78.

Më të mirët te Vëllaznimi ishin Jalen Ray me 25 pikë, Jordan Dallas dhe Craig Osaikhwuwuomwam me nga 15 pikë, kurse te prizrenasit më i miri ishte Altin Morina me Altin Morina me 22 pikë.

Vëllaznimi përforcon vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje, kurse Bashkimi është në pozitën e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje.

 

TË FUNDIT