Për shumicën e garuesve në auto sport, disiplina malore vlerësohet si më e atraktivja dhe më e dashura.
Gara e parë e sivjetme në këtë disiplinë mbahet në këtë fundjavë, në Grashticë, organizuar nga Prishtina Racing Team, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK).
Organizatorët janë shprehur optimistë që gara do të rrjedhë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për ndodhur ashtu, janë bërë të gjitha përgatittjet e duhura.
Vetëm një ditë pas ditës së Kurban Bajramit dhe ëmbëlsirave të festës, garuesit dhe dashamirët e disiplinës malore do të vazhdojnë të shijojnë ëmbëlsi, por kësaj radhe në rrafshin sportiv.
Tashmë, për pjesëmarrje në garë kanë aplikuar garues të dëshmuar, por ka edhe të tillë që debutojnë në disiplinën malore, siç është rasti me Don Kaçandollin.
Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30 e më pas vazhdohet me procedurat e zakonshme, ndërsa të dielën nga ora 09:30-10:30 bëhet paraqitja në garë dhe kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm derisa fillimi zyrtar është planifikuar për orën 12:00.



