Kevin De Bruyne u zëvendësua 20 minuta para fundit të ndeshjes Liverpool – Manchester United, e cila përfundoi me barazimin 1:1.
Ky vendim i trajnerit katalonas nuk i pëlqeu aspak futbollistit belg, me të cilin pati një debat të ashpër.
Guardiola u përpoq të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, duke sakrifikuar De Bruyne dhe Julian Alvarez për të aktivizuar Jeremy Dokun dhe Mateo Kovacic dhe për të provuar të dominojë mesfushën.
Kevin De Bruyne ka shprehur mërzitjen e tij për zëvendësimin, qoftë edhe në bankinë, gjë që ka nxitur reagimin e Pep Guardiolës.
Kevin De Bruyne vs Liverpool | Big game player?pic.twitter.com/Gelao8vBuC
— ??? (@AqyHr6) March 10, 2024
“De Bruyne po ankohet. Ai po ankohet siç duhet,” komentoi Gary Neville për ‘Sky Sport’.
Por larg nga zemërimi, Guardiola ishte i kënaqur me reagimin e De Bruyne: “Jam i lumtur që e shoh këtë! Më pëlqen nëse ai është i mërzitur, është mirë. Ai është i lumtur tani. Ai e dinte se çfarë na mungonte, ne kishim nevojë për të mbajtur topin. Më pas, pasi ai u largua, ne bëmë më mirë”.
“Por dëgjo Kevin… çfarë mund të them për Kevinin? Ne kemi nevojë për të dhe ai është i rëndësishëm”, tha Pep pas ndeshjes.
Guardiola dhe De Bruyne më vonë u përqafuan me njëri-tjetrin në fushë.