Guardiola: Ky futbollist do të bëhet legjendë e Cityt
G

Guardiola: Ky futbollist do të bëhet legjendë e Cityt

Trajneri i Manchester Cityt, Pepe Guardiola, beson se Phil Foden do të jetë legjendë e kësaj skuadre. Këtë parashikim ai e ka bërë pas fitores së djeshme (3:1) ndaj rivalit lokal, Manchester United, në të cilën Foden shënoi dy gola.

“Ai do të jetë një lojtar legjendar, sepse në një kohë të shkurtër luajti kaq shumë ndeshje, shënoi kaq shumë gola dhe ka fituar shumë tituj. Ai është një lojtar nga sektori ynë i të rinjve dhe kjo është arsyeja pse ka një lidhje të pabesueshme me tifozët”, ka thënë Pep për futbollistin e tij.

Pas javës së 27-të në Ligën Premiere, Manchester City ndodhet në pozitën e dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpool që kryeson renditjen. “Kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur, disa prej të cilave i kemi në udhëtim dhe janë shumë të vështira. Por fillimisht po mendojmë për Copenhagen (në Ligën e Kampionëve), e pastaj për Liverpool. Duhet të punojmë shumë dhe të shkojmë hap pas hapi”, ka shtuar Guardiola.

 

TË FUNDIT