Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e eliminoi Copenhagen me rezultatin e përgjithshëm 6:2.
Trajneri Pep Guardiola është shprehur i lumtur, ndërsa ka treguar se cilat skuadra i sheh konkurrente për të fituar trofeun.
“Ishte e vështirë t’i sulmoje sepse janë të organizuar mirë, luajnë katër ose pesë në prapavijë. Ata luajtën kundër United, Bayern Munich dhe Galatasaray dhe u kualifikuan. Ata janë një kundërshtar i vështirë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Kandidatura për titull? Ne jemi një skuadër që besojmë se mund ta fitojmë. Jemi në garë me Real Madridin dhe Bayernin”.
“Rivali në çerekfinale? Nuk e di se me kë do të përballemi. E rëndësishme është që jemi këtu në çerekfinale për shtatë vite rresht. Jemi tepër të lumtur që jemi janë ende në të gjitha garat”.
“Për ne është një ëndërr të jemi këtu tani. Ua them lojtarëve. Ndoshta nuk mjafton për ty, por mua sa herë kaloj frazën e grupeve them Wow! Ju nuk e dini sa e vështirë është, sa e komplikuar është”, përfundoi trajneri i Cityt.