Erling Haaland është njeriu i rekordeve. Ai ka shënuar edhe mbrëmë në Ligën e Kampionëve, duke vendosur një tjetër rekord në këtë turne, ku ai që tani e sheh veten mes golashënuesve më të mëdhenj, ndonëse është vetëm 23-vjeçar.
Goli i shënuar ndaj Copenhagen, ishte i 41-ti në karrierën e tij në Champions. Sigurisht, kjo bëri që ai të vendoste rekordin për moshën më të re në të cilën është arritur kjo shifër, si dhe u bë lojtari të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të.
Haaland iu deshën vetëm 37 ndeshje për të shënuar 41 gola, duke thyer rekordin që mbante më përpara Ruud Van Nistelrooy, të cilit iu deshën 45 të tilla. Holandezi është i vetmi që mund t’i afrohet disi sulmuesit norvegjez, pasi pjesa tjetër e bomberëve të Champions janë shumë të shkëputur.
Messit iu deshën 61 ndeshje për të arritur këtë shifër, Mbappe 62, ashtu si Lewandowskit, ndërsa më pas është Nejmar me 65 ndeshje të luajtura për të arritur kuotën e 41 golave.