Lewis Hamilton më në fund është gjendur në podiumin e fituesve. Britaniku u rendit i dytti në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë, sukses me të cilin është shprehur i kënaqaur.
“Para së gjithash, dua të falënderoj ekipin tim. Këta djem më pritën me krahë hapur që nga fillimi. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë. Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh në podium pas një beteje të madhe me Verstappen”, tha Hamilton.
“E dua këtë pistë, mezi pres të kthehem vitin tjetër”, shtoi më tej 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
“Këtë fundjavë, Mercedes solli disa përditësime, ne i sollëm në Majami dhe të kesh rezultate të mira këtu, ku shpejtësia në vijë të drejtë ka kaq shumë rëndësi, është shumë e rëndësishme. Mercedes ishte i pakapshëm për ne këtu”, tha Hamilton.

“Më pëlqeu beteja me Max. Duhet të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur në Maranello dhe të sjellim pjesë të reja. Dua të fitoj një garë me Ferrari. Tani do të shkojmë në Montekarlo për të bërë sërish mirë“, tha Hamilton.



