Lewis Hamilton në vitin e ardhshëm do t’i bashkohet Ferrait, ndërsa vetë piloti britanik nuk e përjashton mundësinë që në Formual 1 të ketë edhe një tjetër lëvizje të bujshme.
Kalimi i pilotit të Red Bullit Max Verstappen te Mercedesi, do të ishte “bomba” e radhës në këtë drejtim.
Të mërkurën, George Russell dhe Lewis Hamilton iu drejtuan mediave me temën e ardhjes së mundshme të kampionit të trefishtë në ekipin e tyre, diçka që vetë Max, në konferencën e fundit për shtyp të ditës, e hodhi poshtë plotësisht.
“Mendoj se Verstappen është në listën e ngushtë të Mercedesit”, tha ish-kampioni, i cili shtoi se nuk ka informacion për këtë temë, por gjithçka është e mundur.

“Lëvizja ime ka treguar se gjithçka është e mundur, ne do të kemi gjashtë muaj shumë interesant”, tha ai.
Lewis dha gjithashtu pikëpamjen e tij për marrëdhëniet midis Max Verstappen dhe babait të tij.
“Max është një burrë i rritur dhe një kampion. Jam i sigurt se ai mund të marrë vendimet e tij, ndonjëherë është e lehtë që njerëzit e tjerë të mos ju drejtojnë gjithmonë në drejtimin e duhur”.



