Lewis Hamilton pritet të garojë në Austin me mundësinë për të barazuar një rekord negativ në historinë 75-vjeçare të Ferrarit. Shtatë herë kampioni i botës vjen në SHBA me 18 gara radhazi pa podium, që nga kalimi te Ferrari, një statistikë befasuese për një emër kaq të madh.
Nëse dështon edhe në Teksas, Hamilton do të barazojë rekordin e Didier Pironi, të cilit iu deshën 19 gara për të arritur podiumin me Ferrarin. Në rast të një tjetër dështimi, në Meksikë britaniku mund të bëhet rekordmeni absolut për këtë statistikë negative.
Tifozët janë të zhgënjyer, pasi pritjet për rikthimin e lavdisë me Hamiltonin kanë rezultuar në zhgënjime: probleme teknike, aksidente dhe një Charles Leclerc shumë konkurrues e kanë lënë Lewis-in në hije. Edhe pse fitoi një garë sprint në Kinë, ato nuk llogariten në statistikat zyrtare.
Nëse Hamilton nuk arrin kurrë podiumin me Ferrarin dhe largohet, ai as nuk do të futet në listën e pilotëve me këtë rekord, por kjo zor se do të jetë ndonjë ngushëllim për të.



