Lewis Hamilton arriti të thyejë rekordin e Michael Schumacherit pas garës në Singapor.
Shtatë herë kampioni i botës, i cili këtë sezon garon për skuadrën Ferrari, nuk e përfundoi me lavdi garën në Singapor, por, megjithatë, arriti të thyejë rekordin e legjendës gjermane.
Britaniku regjistroi xhiron më të shpejtë në këtë garë dhe kështu arriti që për të 16-in vit radhazi të përfundojë të paktën një Çmim të Madh me xhiron më të shpejtë.
Me këtë u thye rekordi i Michael Schumacherit, i cili gjithashtu e kishte vendosur këtë rekord me Ferrarin, skuadrën me të cilën dominoi në fillim të këtij shekulli në Formula 1.
Në fund, Hamilton nuk ishte i kënaqur me rezultatin e garës, pasi Kimi Antonelli arriti ta parakalojë njërin nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave në fundin e garës, dhe Hamilton përfundoi vetëm në vendin e tetë.




