Hapet për qarkullim kyçja për në Vushtrri
H

Hapet për qarkullim kyçja për në Vushtrri

Është lëshuar në qarkullim kyçja hyrëse për në qytetin e Vushtrrisë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe të shmangë efektin e njohur si “hinkë” gjatë hyrje-daljeve në qytet.

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mori pjesë në hapjen e kësaj rruge dhe theksoi rëndësinë që ka ky investim për qarkullimin më të sigurt dhe më të shpejtë, shkruan AutoPortali.

Ky projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Vushtrri dhe të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe për bizneset lokale.

TË FUNDIT