Sulmuesi anglez, Harry Kane, aktualisht anëtar i Bayern Munich, ka vendosur një rekord në Bundesligë.
Këtë sukses e arriti në fitoren 5:2 të bavarezëve ndaj Darmstad.
Në kuadër të javës së 26-të, Kane shënoi golin për epërsinë 2:1.
Ishte ky goli i 31-të në kampionat që njëherësh është numri më i madh i golave për një debutues në Bundesligë.
Kane para fillimit të kampionatit u transferua nga Tottenham.
Rekordin e deritashëm, madje që nga edicioni 1963/64, e mbante legjendari Uwe Seeler, i cili në edicionin debutues kishte shënuar 30 gola.
Përveç kësaj, Kane vendosi edhe rekord personal me 31 gola. Më herët, me fanellën e Tottenham kishte shënuar 30 gola.
Nëse llogaritet të gjitha garat, sulmuesi anglez, në 35 paraqitjet e deritashme me Bayernin ka shënuar 37 gola.
Duke marrë parasysh se edicioni ka ende kohë për të përfunduar, është e sigurt që Kane do të ketë sjhifra edhe më mbreslënëse.