Hedh mbeturina nga makina, gjobitet me 100 mijë lekë 32-vjeçari në Shqipëri
H

Hedh mbeturina nga makina, gjobitet me 100 mijë lekë 32-vjeçari në Shqipëri

Një 32-vjeçar është ndëshkuar me një gjobë prej 100 000 lekësh në Shqipëri pasi u filmua duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer.

Ngjarja u bë publike pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale, ku qytetarë reaguan ndaj sjelljes së papërgjegjshme të shtetasit. Menjëherë pas publikimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën verifikimet për identifikimin dhe ndëshkimin e personit përgjegjës, shkruan AutoPortali.

Sipas burimeve zyrtare, videoja ishte regjistruar disa kohë më parë, por falë hetimeve u arrit të identifikohej dhe të shoqërohej në komisariat shtetasi K. B., 32 vjeç, i cili u përball me pasojat ligjore të veprimit të tij.

Në përfundim të procedurave, ai u gjobit me 100 000 lekë në bazë të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor. Materialet procedurale janë referuar gjithashtu Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik.

Policia e Tiranës apelon për qytetari dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke theksuar se çdo veprim i tillë do të përballet me sanksione të rrepta.

TË FUNDIT