Historike, Donjeta Sadiku fiton normën olimpike
H

Historike, Donjeta Sadiku fiton normën olimpike

Donjeta Sadiku ka arritur sukses historik, duke siguruar pjesëmarrjen me normë olimpike në “Paris 2024”.

Donjeta ka fituar edhe meçin e katërt në turneun kualifikues që u mbajt në Busto Arsizio të Italisë.

Boksierja jonë në meçin e sotëm të kategorisë deri në 60 kilogramë ka arritur të mposhtë italianen, Alessia Mesiano.

Me këtë fitore, Donjeta ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Përveç kësaj, boksierja jonë i ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.

 

 

TË FUNDIT