Hendbolli kosovar ka arritur sukses historik. Përfaqësuesja e Kosovës (U18) në konkurrencën e femrave e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.
Dardanet e reja, në ndeshjen finale, të turneut që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit, e mposhtën Nigerinë me rezultat 22:16.
Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental.
Pas përfundimit të ndeshjes, reagim pati edhe nga Federata e Hendbollit të Kosoves (FHK) të cilët e cilësuan këtë arritje si sukses historik.