Ambasadori amerikan kërkon të pezullohet zbatimi i rregullores së BQK-së
A

Ambasadori amerikan kërkon të pezullohet zbatimi i rregullores së BQK-së

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier sot bashkë me Ambasadorët e shteteve të QUINT-it është takuar me Kryeministrin Kurti.

Pas këtij takimi, Hovenier ka mbajtur konferencë për media nga ku ka kërkuar që të pezullohet vendimi për largimin e dinarit si valutë monetare.

”Të gjithë nga kori diplomatik që foli për këtë çështje shprehu shqetësime shumë të ngjashme për mënyrën e zbatimit të saj. Unë vetëm mund të përsëris atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin. Ajo që shpresojmë të shohim është një pezullim në zbatimin e kësaj rregulloreje derisa të punohet më shumë”, tha Hovenier.

Rregullorja e re e BQK-së parasheh që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë duhet të jetë euro.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”. /Lajmi.net/

TË FUNDIT