HuffPost vlerëson Shqipërinë si një nga destinacionet kryesore për pushime në 2026
H

HuffPost vlerëson Shqipërinë si një nga destinacionet kryesore për pushime në 2026

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre.

Dhe ndërsa këto vende janë të njohura për turizëm, ekzistojnë edhe shumë destinacione të tjera në zhvillim që parashikohet të tërheqin më shumë turistë në të ardhmen, shkruan Caroline Bologna në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Huffpost”, raporton ATSH, përcjell AutoPortali.

Nga Guatemala në Norvegji e deri në Rivierën Shqiptare, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar disa destinacione të reja në trend për vitin 2026.

“Huffpost” e ka renditur Shqipërinë ndër 25 vendet më të mira për të kaluar pushimet vitin e ardhshëm.

Riviera Shqiptare

“Shqipëria ndihet si një nga perlat e fundit të fshehura të Evropës, por mendoj se viti 2026 është koha kur kjo do të ndryshojë vërtet,” tha ekspertja e udhëtimeve, Esther Susag.

Riviera Shqiptare ka të njëjtat ujëra të kaltra të pastra dhe vijë bregdetare mahnitëse – që mund të shihni në vende si Greqia apo Kroacia, por është shumë më e përballueshme dhe shumë më pak e populluar me turistë.

Ndërsa vizitorët e huaj bëhen më të vetëdijshëm për kostot dhe turmat masive,  Shqipëria është kthyer në një destinacion nën radar – falë vendpushimeve të mrekullueshme, peizazheve mahnitëse dhe kulturës interesante.

TË FUNDIT