Hungaria fiton minimalisht ndaj Skocisë
H

Hungaria fiton minimalisht ndaj Skocisë

Hungaria ka triumfuar 1-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e rrethit të fundit të fazës së grupeve në EURO 2024, përkatësisht Grupi A

Rasti i parë serioz dhe i vetmi në 45 minutat e parë erdhi në minutën e 41-të, kur Willi Orban rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por që përfundoi jashtë.

Pjesa e dytë ishte më dramatike, por jo nga numri i rasteve për gol.

Në minutën e 67-të, Barnabas Varga u godit me gju në kokë nga portieri i Skocisë, duke mbetur i shtrirë në fushë për disa minuta.

Lëndimi ishte tejet i rëndë dhe lojtari hungarez u largua me makinë urgjence nga stadiumi, për të shkuar në spitalin e Shtutgartit.

Gjendja e Varga raportohet të jetë jo e lehtë, ndërsa pritet të ketë raportime shtesë në lidhje me gjendjen e lojtarit.

Ndeshja vazhdoi me 10 minuta lojë shtesë, ndërsa Hungaria realizoi për 1-0 në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Roland Sallait.

Në Grupin A, Gjermania e mbyll si lider me 7 pikë, Zvicra me 5, Hungaria me 3 dhe Skocia me 1.

TË FUNDIT