IKSHPK: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik
I

IKSHPK: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gripi në Kosovë është nën pragun epidemik.

Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, IKSHPK ka bërë të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (gripit sezonal), sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik, transmeton AutoPortali.

Megjithatë, janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK apelon tek qytetarët të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/695190419478459?ref=embed_post

TË FUNDIT