Iniesta flet për ndeshjen Barcelona – Napoli
I

Iniesta flet për ndeshjen Barcelona – Napoli

Legjenda e Barcelonës. Andres Iniesta, është i vetëdijshëm që ish-skuadra e tij do ta ketë shumë vështirë në ndeshjen e sotme ndaj Napolit, në Ligën e Kampionëve.

“Është një ndeshje e komplikuar, e hapur, e vështirë për të treguar një favorit. Barça bëri mirë në ndeshjen e parë, por nuk fitoi. Napoli është përmirësuar në këto tri javë, ata kanë pasur një ndryshim psikologjik pozitiv me ndryshimin e trajnerit, ndërsa Xavi ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Pedri dhe De Jong”, ka thënë Iniesta për “Gazzetta dello Sport”, duke folur rreth sfidës mes Barcelonës dhe Napolit.

“Të dy janë kampionë në kampionatet e tyre përkatëse dhe janë në vështirësi. Unë kam besim në përparimin e Barçës, por nuk do të jetë e lehtë, sepse konteksti është i veçantë, një eliminim i mundshëm do të ishte shumë i rëndë dhe kjo nuk ndihmon, presioni është i madh”, përfundoi ish-ylli i Barcelonës.

TË FUNDIT