Italia shton epërsinë ndaj Gjermanisë
I

Italia shton epërsinë ndaj Gjermanisë

Është publikuar renditja më e re e UEFA-s, e përditësuar pas tri ditëve në garat e kuapave evropiane. Milani fiton pozicione, duke kaluar Lazion dhe vendosur në vendin e 29-të. Kujtojmë se në fund të sezonit, renditja e mëposhtme do të përcaktojë shortet për tri Kupat e Europës.

Italia e ka rritur epërsinë dhe tani gjendet në kuotën e 16.571 pikëve, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca.

Me eliminimin e Lazios nga Bayerni në 1/8 finale të Champions-it, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian. Aktualisht, Interi, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garat kontinentale.

Në këtë renditje, Kosova gjendet në pozitën e 30-të, ndërsa Shqipëria është e 35-ta.

Renditja e UEFA-s sipas kombeve:

1) Italia – 16.571 (pikë)
2) Gjermania – 15.500
3) Anglia – 14.625
4) Franca – 14.416
5) Spanja – 13.437
6) Republika Çeke – 13.000
7) Belgjika – 12.400
8) Turqia – 11.500
9) Portugalia – 10.166
10) Holanda – 10.000

Renditja e UEFA-s sipas skuadrave:
1) Manchester City – 146.000 pikë
2) Bayern Munich – 139.000
3) Real Madrid – 127.000
4) PSG – 113.000
5) Liverpool – 109.000
6) Inter – 101.000
7) Leipzig – 97.000
8) Chelsea – 96.000
9) Roma – 94.000
10) Manchester United – 92.000

TË FUNDIT