Jack Doohan kërkon ndaljen e ngacmimeve ndaj familjes
J

Jack Doohan kërkon ndaljen e ngacmimeve ndaj familjes

Piloti australian i Formulas 1, Jack Doohan, ka reaguar pas një vale ngacmimesh ndaj familjes së tij, të shkaktuara nga një postim i rremë në rrjetet sociale, që iu atribuua gabimisht babait të tij, ish-kampionit të MotoGP-së, Mick Doohan.

Përmes një mesazhi në Instagram, Doohan u bëri thirrje ndjekësve: “Ju lutem, ndaloni së ngacmuari familjen time. Nuk mendoja se do të më duhej të shkoja deri këtu”.

Ngjarja erdhi pasi media argjentinase publikoi një imazh të manipuluar, ku babai i tij thuhej se ishte tallur me aksidentin e pilotit Franco Colapinto gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Emilias Romanja.

Skuadra Alpine dënoi ngacmimet në një deklaratë zyrtare, duke kërkuar më shumë respekt për sportistët.

Colapinto, që zëvendësoi Doohan në fillim të majit, e përfundoi garën në Imola në vendin e 16-të.

Gara e radhës zhvillohet këtë fundjavë në Monako.

TË FUNDIT