Jenson Button i kundërpërgjigjet presidentit të Ferrarit
J

Jenson Button i kundërpërgjigjet presidentit të Ferrarit

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button, ka reaguar ndaj komenteve të presidentit të Ferrarit, John Elkann, i cili kritikoi ashpër pilotët e skuadrës, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc pas një fundjave shumë të dobët në Çmimin e Madh të Brazilit.

Ferrari ra nga vendi i dytë në të katërtin në renditjen e konstruktorëve, ndërsa Mercedes mori rezultat të mirë me Antonellin dhe Russellin. Në garën kryesore, Leclerc u përfshi në një aksident me Antonellin pas kontaktit me Oscar Piastrin, ndërsa Hamilton u tërhoq për shkak të dëmeve nga një kontakt i hershëm me Sainz dhe Colapinto, duke lënë Ferrarin me dy tërheqje.

Edhe Red Bull, me një garë mbresëlënëse të Verstappen nga bokset deri në podium, e kaloi Ferrarin në renditje.

How did Ferrari's chairman become a billionaire? All about John Elkann's  journey

Elkann deklaroi për Sky Sports Italy: “Brazili ishte një zhgënjim i madh. Mekanikët tanë po bëjnë punë fantastike, inxhinierët e kanë përmirësuar makinën, por pjesa tjetër nuk është në nivelin e duhur”.

Button reagoi duke e kundërshtuar tonin e presidentit, duke nënkuptuar se pilotët nuk janë përgjegjësit e vetëm për rënien e Ferrarit dhe se kritika të tilla nuk ndihmojnë skuadrën në momentet e vështira.

TË FUNDIT