Jorge Martin me vlerësim “brutal” për kampionatin e tij
J

Jorge Martin me vlerësim “brutal” për kampionatin e tij

Jorge Martin e pranoi se sezoni i tij i parë me Aprilia në 2025 ka qenë “i tmerrshëm”, i shkatërruar nga dëmtimet dhe aksidentet që e kanë mbajtur larg garave për pjesën më të madhe të vitit. Pas dy dëmtimeve në parasezon, një tjetër aksident në Katar dhe përplasjes me shokun e ekipit Bezzecchi në Japoni, Martin arriti të rikthehet vetëm për garën finale në Valencia, paraqitjen e tij të tetë në 22 fundjava.

Spanjolli thotë se fundjava e Valencias është fillimi i përgatitjeve për 2026.

“Kam punuar shumë për të qenë këtu. Ka qenë një vit i m…, por dua ta lë pas”, ka thënë Martin.

Ai theksoi se ky sezon nuk do të ndikojë në mënyrën se si do të kujtohet karriera e tij.

“Kam mësuar më shumë këtë vit se kur fitova titullin. Do të jem më i fortë, do të stërvitem dhe garoj më mirë. Ky vit i keq nuk do ta përcaktojë karrierën time”.

Martin pranoi edhe dënimin me dy long-lap për aksidentin me Bezzecchin në Japoni: “Penalizimi është i drejtë. Gabova”.

TË FUNDIT