Joshua me paralajmërim të qartë për Ngannou
J

Joshua me paralajmërim të qartë për Ngannou

Të shtunën, më 9 mars, Anthony Joshua do të përballet me kamerunasin Francis Ngannou.

Boksieri britanik ka thënë se në këtë përballje do t’i tregojë aftësitë e tij më të mira në boks, ndërsa synon t’i mbyllë gojën boksierit kamerunas.

“Mezi po e pres mundësinë për të treguar aftësitë e mia dhe për të luftuar këtë person që mendon se mund të më rrëzoj”, ka thënë fillimisht Joshua.

“Unë jam gati për një luftë të mirë , unë e di se nga vijnë goditjet, goditjet në trup, dora e djathtë, kështu që unë mund të jem gati për të goditjet që vijnë”.

“Ai duhet të jetë gati për goditjet që do t’i marrë, sepse unë jam një njeri që do të qëndroj përballë tij, duke i sjellë gjithashtu shumë ferr dhe probleme”, ka shtuar AJ.

Meçi fillon në ora 00:00 të 9 marsit në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite

TË FUNDIT