Juventusi “e ka gjetur” trajnerin e ri
J

Juventusi “e ka gjetur” trajnerin e ri

Juventusi ka pësuar humbje (1:2) të dielën, nga Napoli në “Diego Maradona” dhe tashmë rrezikon të humbë edhe vendin e dytë, pasi Milan ndodhet vetëm një pikë larg.

E ardhmja etrajnerit Masimiliano Allegri te Juventusi është në pikëpyetje dhe në verë 56-vjeçari pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

“Biankonerët janë në kërkim të trajnerit të ri dhe sipas raportimeve të fundit tashmë e kanë gjetur atë.

Sipas Calciomercato, Giuntoli ka kontaktuar Zinedine Zidane rreth mundësisë që ky i fundit të marrë drejtimin e Juventusit në verë.

Zidane është i lidhur për një kohë të gjatë me Juventusin, ndërsa disa ditë më parë francezi deklaroi se do t’i pëlqente ta drejtonte një skuadër në Serie A.

Kjo deklaratë e Zidane ka ndezur edhe më tepër zërat që e lidhin atë me Juventusin.

TË FUNDIT