Kampionati Botëror i Rally-t FIA 2025 në fazën finale
K

Kampionati Botëror i Rally-t FIA 2025 në fazën finale

Sezoni 2025 i WRC ka hyrë në fazën e fundit, me vetëm dy gara të mbetura në Japoni dhe Arabinë Saudite. Gara për titullin e pilotëve mbetet e hapur, ndërsa në kategorinë e prodhuesve Toyota tashmë është shpallur kampione bote.

Kryesues i kampionatit është Elfyn Evans (Toyota), ndjekur nga Sebastien Ogier dhe Kalle Rovanpera, që kanë të njëjtin numër pikësh. Ott Tanak ruan vetëm shanse teorike, ndërsa kampioni në fuqi Thierry Neuville ka dalë nga gara pas aksidentit në Rally-n Qendror Evropian.

Ky sezon solli ndryshime të mëdha, Hankook është furnizuesi i ri i gomave, ndërsa heqja e sistemit hibrid ka krijuar vështirësi për ekipet Toyota dhe Hyundai në balancimin e makinave.

Gara e fundit, Rally i Arabisë Saudite, që zhvillohet për herë të parë, pritet të jetë vendimtare për titullin botëror të pilotëve dhe bashkëpilotëve.

TË FUNDIT