Kampionati i ri në automobilizmin kosovar nis të dielën me garën në auto sllallom, e cila mbahet në Ferizaj.
Interesimi për pjesëmarrje duket të jetë shumë i madh, ndërsa në mesin e garuesve do të jetë edhe kampionia aktuale, Arjeta Rysha.
Anëtarja e AK Ferizaj vjet theu edhe një tabu duke u bërë femra e parë kampione një kampionat të përbashkët me meshkujt.
Arjeta shpreson që edhe sivjet të arrijë rezultate të mira, duke filluar nga gara e parë që mbahet në “shtëpinë e saj”.

Ajo do të garojë me BMW që garoi edhe vitin e kaluar. “Shpresoj ta nisi me rezultat të mirë. Është e qartë se konkurrenca do të jetë e fortë, por unë jam optimiste se mund t’i përsëris rezultatet e vitit të kaluar”, ka thënë Rysha.
Arjeta do të garojë edhe në disiplinën malore me Honda Type R si dhe në auto sllallom me vetura elektrike.



