Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha nuk kanë arritur më shumë se rrethin e dytë në turneun e xhudos, Grand Prix Upper Austria.
Xhudistet kosovare u ndalën në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga Marica Perisic.
Ndërsa, Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia, Mina Libeer.