Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ka kaluar mbi 320 mijë numri i përfituesve që tashmë kanë llogari pagese me shërbime bazike.
BQK thekson se nga 1 janari i këtij viti dy kategori do të lirohen nga pagesa.
“Rregullorja përcakton se për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, nuk do të kenë tarifë, pra do të janë falas nga 1 janari 2024”, thuhet ndër tjera në njoftimin e BQK-së, përcjell Autoportali.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo?fbid=227956870385848&set=a.117411214773748