Kjo është arsyeja pse duhet t’i ndërroni gomat
K

Kjo është arsyeja pse duhet t’i ndërroni gomat

Gomat shpëtojnë jetë, prandaj ka shumë arsye pse duhet të ndërrohen me kohë, e sidomos nëse goditja është përtej thellësisë së shkallës së rekomanduar.

Mos harroni të kontrolloni këto pika:

Profilin jo të barabartë

Profilin e sheshtë

Shkaktarët e problemeve siç janë gurët, baskijat, etj

Zonat e dëmtuara

Kapakët e dëmtuar të valvulave.

Kur vozisni, jini të vëmendshëm për “ndjenjën” që japin gomat tuaja

Nëse vëreni ndonjë dridhje ose shqetësime të tjera gjatë drejtimit të automjetit, reduktoni menjëherë shpejtësinë, vozisni me kujdes derisa mund të ndaloni dhe të kontrolloni gomat.

Kërko një specialist

Nëse jeni të sigurt që keni probleme me gomat tuaja por nuk e gjeni problemin, kërkoni ndihmë nga ndonjë profesionist i kësaj fushe.

Çfarë dëmton gomat?

Kushtet e rrugës

Pengesat në rrugë, frenimi, objektet e mprehta, gungat

Temperaturat ekstreme

Nafta, yndyrat dhe kimikalet tjera

Drita e fortë e diellit dhe ozonit

Zakoni i vozitjes

Ngarkesa

Tejkalimi i shpejtësisë së shkruar në gomë

Kur duhet t’i kontrolloni gomat:

Pasi të kalojnë pesë vite, gomat duhet të kontrollohen së paku një herë në vit nga një specialist.

 Kujdesi i duhur zgjat jetën e gomës

Ju mund të rrisni jetëgjatësinë e gomës tuaj duke u kujdesur që goma të ketë presionin e duhur të ajrit, duke u siguruar t’i ndërroni ato sipas sezonës si dhe duke e mirëmbajtur automjetin./Autoportali/

TË FUNDIT