Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin e qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës, të përditësuara në orën 10:20 të mëngjesit të sotëm, më 31 korrik 2025, pëcjell AutoPortali.
Situata paraqitet përgjithësisht e qetë, me përjashtim të pikës kufitare të Dheu i Bardhë, ku ka radhë të gjata dhe kohë të pritjes së lartë.
Dheu i Bardhë, paraqet fluksin më të madh të automjeteve në hyrje, me kohë pritjeje prej 90 minutash dhe kolonë që arrin deri në 1000 metra. Në dalje, pritja është rreth 30 minuta dhe kolona është 300 metra.
Në pikat kufitare në Bërnjak dhe Merdarë, kanë kohë pritjeje të moderuar për automjetet në hyrje dhe dalje, me pritje prej 10-15 minuta.
Pikat tjera kufitare si Hani i Elezit, Muçibabë, Jarinje, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë paraqesin një situatë të qetë me kohë pritjeje që varion nga 0 deri në 5 minuta.
Në të gjitha pikat kufitare, kamionët përballen me pritje minimale nga 3 deri në 5 minuta, dhe nuk raportohen kolona në asnjë drejtim.
Për udhëtarët që synojnë të kalojnë kufirin, rekomandohet shmangia e pikës kufitare të Dheu i Bardhë për shkak të vonesave të konsiderueshme dhe kolonave të gjata. Udhëtarët mund të orientohen drejt pikave më pak të ngarkuara si Hani i Elezit, Glloboçicë apo Jarinje./AutoPortali/





