Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra para përballjes vendimtare
K

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra para përballjes vendimtare

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Andorrës, ku do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Sipas njoftimit nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, ekipi është i plotë dhe gati për seancën e fundit stërvitore që do të mbahet sot në orën 18:00.

Në prag të sfidës, trajneri Silvinjo dhe një nga lojtarët kuqezi do të paraqiten në konferencën zyrtare për shtyp.

Përballja mes Andorrës dhe Shqipërisë do të luhet nesër në orën 20:45 dhe do të ketë rëndësi të madhe për rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

TË FUNDIT