Një rast i vjedhjes së automjetit është raportuar më 04 gusht 2025, rreth orës 10:30, në rrugën Metush Krasniqi në Gjilan.
Sipas informatave nga policia, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur një automjet tip kombi, i cili nuk kishte targa në momentin e vjedhjes, shkruan AutoPortali.
Policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.




