Korsitë e reja drejt përfundimit në superstradën Tiranë–Durrës
K

Korsitë e reja drejt përfundimit në superstradën Tiranë–Durrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga kantieri i punimeve në superstradën Tiranë–Durrës, një nga akset më të rëndësishme rrugore në vend. Sipas tij, punimet për korsitë e reja të lëvizjes janë drejt përfundimit, ndërsa paralelisht po vijon edhe rindërtimi i korsive të vjetra.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson përparimin e punimeve duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e trafikut në këtë aks shumë të ngarkuar, shkruan AutoPortali.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e superstradës Tiranë–Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Superstrada Tiranë–Durrës është një ndër rrugët më të frekuentuara në Shqipëri, që lidh dy qytetet kryesore të vendit dhe portin më të madh të vendit me kryeqytetin. Projekti synon të rrisë sigurinë rrugore dhe të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit për mijëra qytetarë çdo ditë.

TË FUNDIT