Në Paris të Francës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ku Kosova i ka mësuar kundërshtarët e saj.
“Dardanët” do të kenë punë me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë ose Gjibraltarin, njofton Klankosova.tv, transmeton AutoPortali.
Vlen të theksohet se dy nga tre kundërshtarët nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Kosova gjendet në Ligën C të “Nations League”, ndërsa është pozicionuar në grupin C2, ndërsa ndeshjet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.