Një analizë krahasuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e publikuar kohët e fundit tregoi se kapaciteti i prodhimit të agroindustrisë për banor në Shqipëri ishte 76 USD për frymë në vitin 2022, me një diferencë të madhe me secilën nga 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në Kosovë prodhimi agroushqimor për frymë ishte 387 USD në vitin 2022, niveli më i lartë në Rajon, në Serbi ishte 278 dollarë për frymë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 177 dollarë për frymë, Bosnja me 158 USD, Mali i Zi me 129 USD dhe Shqipëria vetëm me 76 USD.
Në vitin 2023, Shqipëria kishte deficit tregtar në artikujt e agro-ushqimit në -1% të PBB-së me përmirësim nga viti 2010 kur deficiti ishte -4%.
Analiza e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal sugjeron rritje të diversifikimit të produkteve dhe tregjeve për Shqipërinë. Gjithashtu një sistem rajonal gjurmueshmërie për sigurinë ushqimore rrit besimin e blerësve evropianë.
Investimet në teknologji dhe ekonomia qarkulluese mund të nxisin prodhimin bio, kërkesa e të cilit është në rritje.
Zgjerimi i agro-turizmit me produkte nga ferma te tryeza është një mënyrë efikase për të rritur vlerën e prodhimeve lokale sidomos në Shqipëri.
Sektori i agro-industrisë në vendin tonë po zhvillohej me hapa të shpejte në 6 vitet e fundit, por rënia e euros ka dëmtuar rëndë fabrikat, të cilat janë detyruar të reduktojnë aktivitetin e nga humbet që krijoi kursi i këmbimit./MONITOR/