Kosova me më shumë fluturime dhe udhëtarë krahasuar me majin e kaluar
K

Kosova me më shumë fluturime dhe udhëtarë krahasuar me majin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj 2025, ku vërehet një rritje e dukshme në sektorin e aviacionit civil dhe një rënie e lehtë në përdorimin e shërbimeve të telefonisë së parapaguar, përcjell AutoPortali.

Sipas ASK-së, gjatë majit 2025 janë realizuar 1,169 fluturime, që paraqet një rritje prej 16.7% krahasuar me majin e vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i udhëtarëve që kanë kaluar përmes aeroporteve të vendit ka arritur në 381,458, ose 13.3% më shumë se në maj 2024.

Rënie në përdoruesit me parapagim, rritje te ata me kontratë

Në sektorin e telekomunikimit, statistikat tregojnë një rënie prej 1% në numrin e përdoruesve të rrjetit telefonik fiks, që në maj 2025 ishte 68,478.

Përdoruesit me parapagim (Prepaid) gjithashtu kanë shënuar një rënie të lehtë, duke rënë në 1,476,646, ose 0.47% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të kundërt, përdoruesit me kontratë (Postpaid) janë rritur, duke arritur në 313,760, çka përfaqëson një rritje prej 2.93% krahasuar me majin 2024.

Të dhënat tregojnë një tendencë në rritje për shërbimet e kontraktuara dhe një dinamikë pozitive në sektorin e transportit ajror, që pasqyron si rritjen e kërkesës për udhëtime ashtu edhe stabilizimin gradual të tregut pas krizave të viteve të fundit./AutoPortali/

TË FUNDIT