Nga 6 deri më 8 mars në Linz të Austrisë do të zhvillohet gara prestigjioze e xhudos, Judo Grand Prix Linz, ku pritet të marrin pjesë rreth 482 garues nga 59 shtete dhe gjashtë kontinente.
Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga dy xhudiste: Fatjona Kasapi në kategorinë -52 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë -63 kilogramë.
Sipas njoftimit të Federata e Xhudos e Kosovës, garueset kosovare do të jenë nën udhëheqjen e trajneres Majlinda Kelmendi.
Në programin e garave, Fatjona Kasapi do të garojë të premten, ndërsa Laura Fazliu do të paraqitet të shtunën. Turneu në Linz konsiderohet një nga garat e rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të xhudos. /AutoPortali



