Kosova U20 pëson në sfidën e parë ndaj Rumanisë
K

Kosova U20 pëson në sfidën e parë ndaj Rumanisë

Ndeshja e volejbollit për vajza Kosovë-Rumani, ka përfunduar me një fitore të qartë të Rumanisë me rezultatin 3-0.

Rumania e dominoi ndeshjen në të tri setet duke treguar një performancë të shkëlqyer, raporton Autoportali.

“Në setin e parë, Rumania shfaqi një lojë të fortë duke fituar me rezultatin 25-16. Ato e kontrolluan topin me precizion dhe taktikë të mirë, duke lënë pak hapësirë për reagim nga ekipi i Kosovës. Seti i dytë shënoi një ndryshim të madh në performancën e dy ekipeve, ku Rumania shpërtheu me një lojë agresive dhe shpejtësi. Me një rezultat prej 25-9, rumunet siguruan një avantazh të dukshëm në ndeshje”.

“Në setin e tretë, Rumania vazhdoi me rendiment të lartë, duke përfunduar ndeshjen me një fitore të qartë 25-12. Kosova tentoi të kundërpërgjigjej, por Rumania kontrolloi situatën dhe siguroi një triumf të sigurtë. Me këtë fitore 3-0, Rumania demonstron një ekip të fuqishëm dhe të përgatitur mirë në këtë konkurrencë të nivelit të lartë të volejbollit për vajza”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës ndaj Turqisë nikoqire do ta zhvillojë ditën e enjte.

https://www.facebook.com/photo?fbid=408827994832188&set=a.226473613067628

TË FUNDIT