Gara e parë në disiplinën malore “Scanderbeg Trophy” për Kampionatin e Kosovës (e vlefshme edhe për FIA CEZ), mbahet këtë fundjavë në Krujë.
Si gjithmonë, edhe sivjet interesimi i garuesve kosovarë për pjesëmarrje në këtë garë është i madh dhe përveç masovitetit, priten edhe rezultate të mira.
Për pjesëmarrje në garë janë paraqitur fituesi i vitit të kaluar, Gazmend Demolli, pastaj garuesit me shumë përvojë Ernest Daka e Përparim Dushi, Ajeta Rysha, e cila vazhdon të jetë e vetmja garuese femër në këtë disiplinë, por edhe shumë të tjerë, të cilët synojnë të kenë paraqitje sa më të mirë.

Valdrin Krasniqi, Besnik Morina, Belkim Fazliu, Valon Jaha, Alban Berisha, Egzon Ukëhaxhaj, Artjeta Rysha, Gazmend Demolli, Faton Rama, Valon Rexhepi, Ismail Smani, Burim Asllani, Ernest Daka, Dren Mariqi, Bekim Kovaçi, Fatos Krasniqi, Kastriot Buqaj, Besfort Bunjaku, Orhan Ahmet, Nicu Fota, Osman Tovërlani, Arjeta Rysha, Lëndrim Dogani, Përparim Dushi e Qazim Isufi janë garuesit kosovarë që kanë aplikuar për garë, ndërsa pjesëmarrës do të ketë edhe nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.



