Kryetari i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, z. Agron Dida, po përfaqëson FASK-un në Konferencën Sportive dhe Asamblenë e Jashtëzakonshme të FIA-s, e cila po mbahet në Macau.
Pjesëmarrja e z. Dida është edhe një dëshmi e qartë për angazhimin e FASK-ut për zhvillimin e mëtejmë të auto sportit dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin ndërkombëtar të motorsportit.
Gjatë konferencës janë trajtuar tema të rëndësishme, si siguria në gara, përfshirja e të rinjve dhe mbrojtja e mjedisit, fusha këto që janë gjithnjë e më shumë në fokus edhe për FASKun.
Federata e Auto Sporteve të Kosovës mbetet e përkushtuar të ndjekë standardet më të larta dhe të punojë për rritjen e sporteve motorike në Kosovë.