Walter Arnold ka qenë duke ngasur veturën Arnold Benz Motor Cariage, me 12 kilometra në orë në një rrugë në Kent të Anglisë. Për këtë arsye, i ka shkuar pas një polic me biçikletë dhe e ka dënuar, pasi po lëvizte katër herë më shpejtë se limiti i parashikuar, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh se në vitin 1896 ishte e lejuar vozitja me vetëm tre kilometra në orë, Arnold është detyruar të paguante gjobën që tani do të ishte rreth 20 euro.