Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë hedhja e shortit për çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.
Gara ka hyrë në një fazë të nxehtë ku kanë mbetur vetëm katër skuadra: Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka.
Tashmë janë mësuar çiftet e gjysmëfinaleve, të cilat do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.
Në ndeshjen e parë do të luhet derbi lokal mes Suharekës dhe Ballkanit.
Megjithatë, në ndeshjen e dytë do të jetë më interesant pasi do të ndeshen dy rivalë të fortë si Drita dhe Prishtina.
Deri më tani Prishtina dhe Drita janë takuar tri herë në garat e Kupës dhe në të tria rastet ka fituar skuadra kryeqytetase.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ato kthyese më 17 prill.