Kurti viziton familjen e mësueses së tij të parë
K

Kurti viziton familjen e mësueses së tij të parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka treguar se në këtë ditë ka vizituar mësuesen e tij të parë Nafije Dobruna Deva.

“Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, ka shkruar Kurti, njofton AutoPortali.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/albini2017/videos/976969217358468

TË FUNDIT