Kushtrim Bytyqi e përfaqëson AK Ferizajn dhe Kosovën në Buzet
K

Kushtrim Bytyqi e përfaqëson AK Ferizajn dhe Kosovën në Buzet

Kushtrim Bytyqi është njëri nga garuesit me formën dhe rezultatet më të mira gjatë vitit 2025.

Përveç në Kampionatin e Kosovës, Kushtrimi ka rezultate të mira edhe në arenën ndërkombëtare, prandaj Buzeti është edhe një mundësi e mirë për të dëshmuar se ambiciet e tij janë shumë serioze.

Pjesëmarrjen e Bytyqit në Buzet e ka konfirmuar edhe Auto Klubi Ferizaj, në faqen zyrtare të të cilit përveç pasqyrohet qartë synimi për titullin e kampionit në FIA CEZ.

“Auto Klubi Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë se garuesi ynë Kushtrim Bytyqi do të përfaqësojë klubin dhe Kosovën në garën e famshme të Buzet Hillclimb, Kroaci, që zhvillohet këtë fundjavë. Kjo garë është vendimtare për titullin e kampionit në FIA CEZ (Central European Zone), një ndër eventet më prestigjioze në kalendarin ndërkombëtar të garave malore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AK Ferizajt.

TË FUNDIT