Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë tani po shqyrton nëse do të ndërmarrë veprime ligjore kundër presidentit të Barcelonës , Joan Laporta, pas komenteve të tij në lidhje me thirrjet VAR pas ndeshjes mes Real Madrid dhe Almeria të dielën e kaluar.
Laporta deklaroi me guxim se VAR-i në Spanjë është rrëmbyer nga presioni që i është bërë nga Real Madridi, raporton Telegrafi, transmeton Autoportali.
Kështu presidenti i Barçës këmbëngul se VAR nuk është më një teknologji kompetente në futbollin spanjoll.